Emisari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka kërkuar që pjesë e dialogut të jetë dhe Asosacioni për komunat serbe dhe ky shërben si një mesazh për Prishtinën zyrtare.

Lajçak ka theksuar se Kosova e ka nënshkruar vetë Asosacionin dhe duhet të implementojë atë pasi pa Asosacion s’ka marrëveshje finale me Serbinë.

 

‘’Nuk do të ketë marrëveshje pa Asociacionin, Kosova duhet ta implementojë marrëveshjen, është pjesë e dialogut. Ne kërkojmë nga politikanët që vetëm ta implementojnë atë që e kanë nënshkruar. Unë nuk kam takuar asnjë partner këto dy ditë që ka problem me këtë çështje.”, u shpreh Lajçak në Prishtinë.

Lajçak e ka kërkuar edhe më parë Asosacionin teksa këtë deklaratë e ka bërë pikërisht në Prishtinë. Ndërkohë Serbia ka këmbëngulur për këtë çështje kurse liderët e Kosovës janë shprehur kundër përfshirjes së temës së Asosacionit në marrëveshje pasi e cilëson si të ezauruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb