I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka zbuluar bisedën me të dërguarin britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Lajçka njoftoi se fokusi i bisedimeve në Bruksel ishte tek zhvillimet e fundit në rajon.

“Jam i lumtur që prita të dërguarin special të Britanisë së Madhe, Lord Peach, në Bruksel. Ne patëm një diskutim të thellë rreth zhvillimeve të fundit në rajon. Unë vlerësoj shumë qëndrimet e tij të sigurisë dhe angazhimin e tij ndaj misionit tonë të përbashkët,” tha Lajçak.

Kujtojmë se zyrtari britanik më herët ka zhvilluar edhe një vizitë në Beograd në mes të janarit, ku foli me zyrtarët më të lartë serbë, duke përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiç, kryeministren Ana Brnabiç dhe patriarkun Porfirio.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb