Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar sot në Vjenë zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi, me të cilin ka biseduar për vazhdimin e procesit të dialogut në Bruksel. Ka qenë vetë Lajçak ai që ka njoftuar për takimin në fjalë.

“I kënaqur për një takim konkret dhe konstruktiv për rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi sot në Vjenë. Mezi presim të vazhdojmë diskutimet tona javën e ardhshme në Kosovë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka konfirmuar sot se javën e ardhshme në Kosovë dhe Serbi do të qëndrojë i dërguari i posaçëm për dialogun Miroslav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Borrell tha se qëllimi i kësaj vizite do të jetë angazhimi për vazhdimin e dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. Dialogu Kosovë-Serbi ka nisur më 2011. Rundi i fundit i dialogut në nivel të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç është mbajtur në korrik 2021.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: