KOSOVA

I dërguar i BE për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak do të vizitojë ditën e nesërme Prishtinën.

Hera e parë që ai me këtë detyrë vjen në Kosovë teksa do të takohet me disa zyrtarë të lartë dhe politikanë të Kosovës.

Nga ana tjetër Presidenti Hashim Thaçi thotë se nuk ka dijeni për axhendën e tij dhe nuk do e takojë. Po ashtu ai i ka dërguar një mesazh të qartë se Lajçak duhet të vijë me qëllimin për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë e jo për fjalime të kota dhe axhenda të tjera.

 

“Unë nuk jam i informuar për agjendën e vizitës së zotit Lajcak në Kosovë. Nuk është koha të hapen çështje teknike apo pretendime për normalizim të marrdhënieve Kosovë-Serbi. Ai duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran nëse vjen me këtë çasje se duhet të përmbyllet me njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë. Cdo qasje tjetër është çështje e dështimit të tij në Kosovë. Lajcak duhet ta kuptojë para së gjithash se qytetarët kanë nevojë për viza e jo fjalime të kota”, tha Thaçi sot pas takimit me Avdullah Hotin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb