Një lajm i bujshëm po qarkullon në Itali orët e fundit.

Juventus është në kërkim të një sulmuesi dhe sipas mediave, bëhet fjalë për kapitenin e Anglisë dhe të Tottenham Hotspur, Harry Kane.

Massimiliano Allgjeri, kërkon të përforcojë skuadrën dhe tashmë, Kane, duket ideal për të kompletuar sulmin e “zonjës së vjetër”. Sipas mediumit italian Calciomercato, Juventusi është i interesuar të nënshkruajë me sulmuesin e Tottenham Hotspur, Kane dhe tashmë po bën gati ofertën.

Ky medium shton se drejtuesit e klubit italian tashmë kanë bërë një kontakt paraprak me kapitenin e Anglisë, megjithatë pagat e tij dhe çmimi i kërkuar mund të jenë të vështira për t’u arritur.

Ditët e fundit po flitet së tepërmi mbi të ardhmen e Kane, i cili duket se dëshiron të provojë një eksperiencë të re, larg nga Tottenham.

Kane thuhet se i ka thënë klubit të tij se dëshiron të largohet për të provuar dhe fituar trofe diku tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: