DURRES- Një 52-vjecar është plagosur me thikë në Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:50, në lagjen Nr.18, në afërsi të stadiumit “Niko Dovana”.

Burime zyrtare nga policia thanë se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet S.Dh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se i plagosuri ishte gjetur nga kalimtaret në trotuar i shtrirë dhe mbuluara nga gjaku.

Me të marrë njoftim janë organizuar menjëherë Shërbimet e Policisë së Durrësit, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin B.Xh. 36 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu nën cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: