Është marrë sot vendimi në lidhje me masën e sigurisë për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar me urdhër të SPAK.

GJKKO ka vendosur “Arrest me burg” për të arrestuarit.

Sipas SPAK, gjatë procedurës së prokurimin publik me procedurë të hapur me objekt “Ndërtimi i rrjetit të furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ, Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë të tenderit në shumën 322.439.000 lekë të reja në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit.

Në një kohë që nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

Avokati i kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, ka reaguar në lidhje me masën e sigurisë të dhënë për klientin e tij, “Arrest me burg”.

“Lefter Alla ka qenë biznesmen i suksesshëm edhe para marrjes së detyrës në krye të bashkisë Bulqizë, nuk ka ndërhyrë në ndonjë tender me 3 mln euro. Edhe në Bulqizë ka jetë, por nëse ai popull është pa bukë le të ngelë edhe pa atë kanal, edhe pa ujë, 90 përqind e punimeve janë kryer. Nuk ka hetuar fare prokuroria si është puna në terren. Mos paragjykojmë të vijojnë hetimet”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb