Një sherr në familje ka degjeneruar në dhunë e plagosje në Laprakë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se një 27 vjeçar ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe ka plagosur kunatin, për arsye ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laprakë ku pas një konflikti në familje Petrit Avdillari 27 vjeç ka qëlluar me thikë 3 herë kunatin e tij Denis Ziu 29 vjeç.

Dhunë fizike dhe psikologjike ka përjetuar edhe bashkëshortja e Petrit Avdillarit, e cila ka marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtje. Policia po punon për arrestimin e 27 vjeçarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb