TIRANË

Shtyhet seanca për ish-prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme të Apelit ku pritej të niste sot gjyqi ndaj tij, por mungonte avokati, i cili u gjobit me 20 mijë lekë.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Llalla kërkoi të ishte i pranishëm dhe mbrojtësi i tij me qëllim vijimin e gjykimit. Seanca u shty për në 29 korrik.

Në shkallë të parë, Llalla u dënua me 2 vite burg dhe disa pasuri iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë. 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit. Po ashtu Llalla u dënua që për 5 vite mos kryejë asnjë funksion publik.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb