FRANCË

Një person ka sulmuar me thikë kalimtarët në Villejuif, 7 km larg nga Parisi por më pas është qëlluar për vdekje nga Policia. Ngjarja ka ndodhur mesditën e 3 janarit kur pikërisht ky person vrau një kalimtar dhe plagosi dy të tjerë rëndë ndërkohë sulmoi edhe të tjerë.

Policia ndërhyu menjëherë parkun jugor të Hautes-Bruyeres Park në Villejuif. Ajo i bëri thirrje të gjithë personave të braktisnin parkun ndërsa qëlloi autorin në tentativë për të ikur. Por sekretari i Policisë Yves Lefebvre tha se oficerët e policisë reaguan për vetëmbrojtje.

Mediat franceze shkruajnë se agresori mund të ketë pasur jelek shpërthyes në trup ç’ka shton dyshimet për një sulm terrorist të planifikuar dhe jo të rastit por gjatë sulmit dëshmitarët kanë dëgjuar që ai thërriste ”Allahu Ekber”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb