LEZHË

Një aksident i rëndë  me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të Balldrenit. Gazetari i “Balkanweb”, Elidon Ndreka raporton se në aksident janë përshirë një makinë me një motor, ndërsa drejtuesi i këtij të fundit 61-vjeçari Zef Stenaj ka ndërruar jetë. Nuk dihen shkaqet, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.


Rruga Lezhë-Shkodër dhe anasjelltas është kthyer në një problem të madh për qarkullimin e mjeteve, ndërsa shumë qytetarë kanë ndërruar jetë për shkak të aksidenteve rrugore.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”, mjeti me drejtues shtetasin M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Z.S., 61 vjeç,banues në Torovicë, Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit M.Sh.,është shoqeruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: