Jo pak por 8 automjete dhe një motorr janë përfshirë në një aksident në qytetin e Fierit. Përplasja ka ndodhur në vendin e njohur si “Zogu i Zi” në kryqëzimin e lagjes Apolonia në Fier.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara, mjetet janë përplasur me njëra-tjetrën në një kohë kur qarkullimi i automjeteve është i madh.

Gazetari Ervis Kuçi raporton se 2 automjete tip Golf, 1 Skoda, 1 Honda, 1 Peugeot, 1 Audi, 1 Opel, 1 Mercedes Benz dhe një motor që shërben për shpërndarjen e picave janë përfshirë në aksident, shkaqet e të cilit ende nuk dihen.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore ndërsa paraprakisht mësohet se nuk ka të lënduar në gjende të rendë, por vetëm dëme materiale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb