Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Katër makina janë përplasur në Rrugën e Elbasanit, ndërkohë që tre persona kanë mbetur të dëmtuar.

Policia njofton se tre të dëmtuarit janë në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.05.2023, rreth orës 19:05, në Rrugën e Elbasanit, përballë një lokali, janë përplasur 4 automjete. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre shtetas, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb