Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Kombit, në aksin Milot-Rrëshen.

Burimet policore bëjnë me dije se nga aksidenti dyshohet se kanë mbetur të vdekur katër persona. Po ashtu ka edhe 1 të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Rubikut, ndërsa shkaqet e tij janë ende të paqarta.

Paraprakisht bëhet me dije se viktimat ndodhen në një autoveturë tip “Citroen” e cila është shformësuar pas përplasjes me një kamion.

Në vendngjarje ka shkuar zjarrfiksja dhe policia dhe po punohet për nxjerrjen e trupave nga automjeti.


Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb