Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në aksin Fushë Krujë-Milot. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë.

Mësohet se në aksident është përfshirë një kamion me një autoveturë, e për pasojë 1 person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, ndërkohë që dyshohet se makina ka hyrë në parakalim të gabuar dhe është përplasur me kamionin. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: