Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot -Fushë Krujë, pranë kryqëzimit në Fushë-Mamurras.

Nga të dhënat e para mësohet se në aksident është përfshirë një motor dhe një automjet e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi 70-vjeçar i motorit, shtetasi Pjetër Përkeqi nga Fushë-Mamurrasi.

Dyshohet se motori i ka prerë rrugën automjetit, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rastin.

Gazetari Elidon Ndreka ka mundur sakaq të sigurojë për “BalkanWeb” pamjet e para nga vendi i ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: