LEZHË

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur pak çaste më parë në aksin Shëngjin-Lezhë. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, ku edhe po marrin ndihmën mjekësore.

Aksident Ne Lezhe
Aksident Ne Lezhe

“BalkanWeb” mëson se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa ende nuk ka detaje për identitetin e të plagosurve.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb