Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Lezhë. Gazetari Elidon Ndreka bën me dije për BalkanWeb se në aksident janë përplasur një kamion dhe dy motorë me drejtues kroate, si dhe një fuoristradë.
Si pasojë e përplasjes 2 persona janë dërguar drejt spitalit të Traumës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.