POGRADEC

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të martë në qytetin e Pogradecit tek tuneli panoramik.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete dhe kanë mbetur të plagosur 3 persona, por pa pasoja për jetën.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas burimeve, një mjet tip furgon ishte ndaluar nga një punonjës policie por është përplasur nga prapa nga makina “Ford”. Në këtë moment, edhe polici është goditur nga furgoni.

Te lënduarit janë transportuar drejt spitalit, ndërsa po kryhen veprime nga policia në vendngjarje.

Informacion paraprak
Më datë 28.01.2020, ora 19:30, në dalje të “Tunelit Panoramik”, ka ndodhur një aksident ku mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin I.R., rreth 60 vjeç, banues në Pogradec, ka përplasur një mjet tip furgon, i cili ishte ndaluar për kontroll nga shërbimet e Policisë Rrugore.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Ford” shtetasi I. R., pasagjeri i këtij mjeti shtetasi L. R., 55 vjeç, banues në Pogradec, si edhe punonjësi i Policisë Rrugore A. I., të cilët ndodhen në Spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb