Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në Rrogozhinë.

Gazetari Kelmend Baci raporton për “Balkanweb” se sipas raportimeve nga vendngjarja, automjeti është përplasur me bordurat anësore në rrugën kryesore.

Identiteti i viktimës ende nuk dihet. Policia është nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

Sipas informacioneve të para dyshohet se shkak i përplasjes është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion Paraprak.

Rreth orës 17:05 në aksin rrugor Rrogozhinë- Kavajë automjeti me drejtues shtetasin O. L.,22 vjeç, si shkak i një parakalimi të gabuar ka devijuar nga aksi rrugor duke u përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. L.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb