Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, tek City Park, kur një 30 vjeçare në timon ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes e reja ka humbur jetën, siç njofton policia.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.07.2020, rreth orës 12:35, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, tek City Park, mjeti me drejtuese shtetasen E.D., 30 vjeçe ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dal nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb