Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Vlorë-Fier. Ngjarja ndodhi sot rreth orë 14:35 teksa mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se për shkak të përplasjes, kanë mbetur të plagosur katër persona, të cilët janë transportuar në spital me ambulancë.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave. Policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: