LEZHË

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për “Balkanweb” se aksidenti i rëndë ndodhi në superstradën Lezhë – Milot, pranë kryqëzimit të Ishull Lezhës.

Një furgon pasagjeresh ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb