LEZHA

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në autostradën Lezhë – Milot, pasditen e kësaj të diele.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për “Balkanweb” se ky aksident ka ndodhur pranë Ishull Lezhës.

Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, duke i shkaktuar këtij të fundit vdekjen e menjëhershme. Në harkun kohor të dy javëve, katër aksidente janë shënuar në të njëjtin vend, duke e bërë këtë aks ndër më problematikët në vend.

Shkaktari i aksidentit nuk ka qëndruar në vendngjarje, por ka ikur prej vendit të aksidentit.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb