TIRANA

Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën “Misto Mame” në Kombinat të Tiranës. Policai njofton se ka ndërruar jetë një këmbësore rreth 50 vjeç.

Ajo ka rënë viktimë e një përplasjeje mes dy automjeteve në këtë rrugë që drejtoheshin nga një 39-vjeçar dhe një 32-vjeçare.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti që shkaktoi vdekjen e këmbësores.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.08.2021, rreth orës 21:00, në “Misto Mame”, dyshohet se janë përfshirë në aksident rrugor mjeti me drejtues I. H., 39 vjeç dhe mjeti me drejtuese shtetasen B. G., 32 vjeçe. Si pasojë ka humbur jetën një shtetase këmbësore ende e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb