Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Librazhd-Prrenjas.
Gazetari Fatmor Popja raporton se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Mimojës” ku janë përplasur mes tyre një minibus dhe një autoveturë.
Burime jo zyrtare bënë me dije se minibusi kishte si pasagjerë ,nxënës shkolle të cilët ishin organizuar për një ekskursion me destinacion mbërritje në qytetin e Gjirokastrës.
Fatmirësisht në këtë aksident nuk ka patur asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale të autoveturēs.
Ndërkohë Policia po heton shkaqet e aksidentit.
(BalkanWeb)