Një aksident automobilistik ka ndodhur sot pasdite në aksin Tiranë – Elbasan. Dy makina janë përplasur me njëra – tjetrën.

Mësohet se si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të plagosur.  Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Dopaj. Automjetet që janë përfshirë në aksident janë shkatërruar pjesërisht. Dy persona kanë mbetur të dëmtuar brenda automjeteve.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrfikëset.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb