SARANDË

Një fëmijë ka mbetur i plagosur në një aksident pasditen e sotme në Delvinë. Fëmija është paraqitur në urgjencën e spitalit të Sarandë me plagë në fytyrë dhe në shpinë

Dyshohet se i mitur me iniciale M. M., 8 vjeç banues në Delvine është goditur nga një automjet. Sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën, por kërkohet trajtim spitalor. Policia ka shkruar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Informacion paraprak
Më datë 29.04.2022, rreth ora 20.00, në vendin e quajtur Bigor, lagjia “9 Tetori”, Delvinë, shtetasja Xh. T., rreth 20 vjeç, duke drejtuar automjetin ti “Toyota”, ka goditur një shtetas të mitur 8 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb