MALLAKASTËR

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në një aksident paraditen e sotme në Mallakastër.

Sipas burimeve zyrtare, sot rreth orës 10:15, në fshatin Drenovë, Mallakastër, një mjet tip agregat (mjet i vjetër nafte), ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi G. Q. dhe ka mbetur i plagosur shtetasi L. G. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.

LAJM I FUNDIT/ Aksident në Drenovë të Mallakastrës, një i vdekur dhe një i plagosur

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb