FUSHE-KRUJE

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Derven të Fushë-Krujës. Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë një makinë dhe një kamion, duke bllokuar në këtë mënyrë edhe autostradën.


Siç duket nga videoja  e siguruar nga ‘BalkanWeb’  dhjetëra  makina janë bllokuar në trafik, si pasojë e aksidentit.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Ndërkohë forcat  e policisë ndodhen në vendngjarje, ku po hetojnë edhe rrethanat e mundshme të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb