Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë në afërsi te Ura Gjolës.

Gazetari Andi Shota raporton se një automjet ka përplasur një biçikletë, ndërsa si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i biçikletës, shtetasi me inicialet P. S., 55 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë në afërsi te Ura Gjolës, Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin A. K., 19 vjeç, ka aksidentuar shtetasin P. S., 55 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi P. S. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb