GRAMSH

Një furgon me targat AA 176 XZ ka dalë nga rruga në fshatin Poroçan teksa bilanci deri tani është 1 viktimë dhe 3 të plagosur.

BalkanWeb mëson se Policia së bashku me ambulancën janë nisur drejt vendit të ngjarjes ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.

Viktima është një 32- vjeçar me inicialet E.Ll. Kurse furgoni drejtohej nga B.Ç.

Saktësisht aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ”Toskollare” ndërkohë që fshati Poroçan është rreth 32 kilometra larg nga qyteti i Gramshit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb