KAVAJË

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik që ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Rrogozhinë- Peqin, në vendin e quajtur Seneballje.

Rreth orës 15:20 një automjeti tip Audi A6 me targa AA461YI dhe ka përplasur një furgon tip “Benz” me targa AA 021EG. Gazetari Kelment Baçi raporton se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona, Mikel Baxhani 39 vjeç dhe vajza e tij Melisa Bexhani 7 vjeçe. Të dy lënduarit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Durrësit.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave. Sipas dyshimeve të para të policisë, mjeti tip Audi po ecte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe në krah të kundër. Pavarësisht tentativës për të shmangur përplasjen drejtuesi i saj Mikel Baxhani nuk ka mundur ta evitojë atë. Sipas burimeve spitalore mësohet se të dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.Mikel Baxhani 39 vjeç ka pësuar dëmtime në kokë, gjoks dhe këmbën e majtë, ndërsa vajza e tij 7 vjeçare thyerje në njërën dorë dhe këmbë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: