KAVAJA

Një aksident ka ndodhur në aksin Kavajë-Rrogozhinë. BalkanWeb mëson se një kamion është përplasur me një automjet, pasi ky i fundit ishte me shpejtësi të lartë dhe humbi kontrollin.

Dy gra raportohet të jenë plagosur, ndërkohë që janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:10, në Gosë, Kavajë, është përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin G. Xh., me mjetin me drejtues K. L. Si pasojë janë dëmtuar shtetaset me iniciale Z. Gj dhe E. K, pasagjere në mjetin me drejtues G. Xh, të cilat u dërguan në spital për kontroll mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb