Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Korçë në zonën tek ish SMT-ja.

Sipas të dhënave paraprake nga policia një mjet ka përplasur një këmbësor, i identifikuar si shtetasi me inicialet N.C. 60-vjeç.

Blutë njoftojnë se i plagosuri është transportuar në spital ku ka marrë ndihmën e parë.

Njoftimi i policisë: 

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 06.03.2023, rreth orës 15:40, në rrugën “Muzakajt”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K., ka aksidentuar këmbësorin N. C., rreth 60 vjeç, i cili u transportua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb