Aksident me pasojë vdekjen në Kurbin. Sipas informacioneve të para një automjet ka përplasur për vdekje një 65-vjeçar me inicialet P.P.

Ngjarja na ndodhur në qytet Laç, në afërsi të një karburanti, ku mjeti me drejtues shtetasin E.Gj.,27 vjeç, është përplasur me motorin me drejtues shtetasin P.P., 65 vjeç, banues në Laç, Kurbin i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E.Gj.., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: