Aksident në rrugën e vjetër Lezhe-Laç, në afërsi të fshatit Manati. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se një automjet është përplasur me një ciklomotor, e si pasojë janë plagosur tre fëmijë të moshës 13 deri ne 15 vjeç.

Ata janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës, për ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb