Një aksident është shënuar pasditen e kësaj të diele në Librazhd, ku janë përplasur dy automjete dhe kanë mbetur të plagosur tre persona.

Gazetari Fatmir Popja raporton për “BalkanWeb”, se një prej automjeteve është përmbysur dhe për pasojë tre pjesëtarë të një familje kanë mbetur të plagosur. Sipas burimeve nga vendngjarja ata po udhëtonin me automjetin tip fuoristradë që është përmbysur.

Dy prej tre të lënduarve u është dhënë ndihma mjekësore në spitalin e Librazhdit, ndërsa drejtuesi i automjetit është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Ndërkaq po hetohet shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb