Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Mat.

Mësohet se një automjet me dy turistë francezë ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 100 metra në greminë. Për pasojë të dy kanë mbetur të plagosur.

Kanë qenë banorët e fshatit Xibër që kanë pikasur një makinë të dalë nga rruga dhe menjëherë kanë njoftuar policinë e Klosit. Banorët e fshatit kanë bërë të mundur nxjerrjen e turistëve dhe i kanë dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: