BULQIZË- Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në zonën D të minierës së Bulqizës. Sipas të dhënave të para një grua është aksidentuar dhe ka humbur jetën.

Ajo është identifikuar si Shpresa Rami, 50 vjeçe. Mësohet se 50 vjeçarja u aksidentua teksa po mblidhte krom. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: