SHIJAK

Një 30-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në Shijak teksa ishte duke punuar me vinç.

Rreth orës 08:30, në lagjen Kodër Shijak, në ambientet e firmës me administrator shtetasin A. D., është aksidentuar duke punuar me vinç, shtetasi E. D., 30 vjeç (djali i shtetasit A. D.), banues në Shijak, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: