Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Qafën e Muzinës, ndërsa për pasojë shoferja ka humbur jetën. BalkanWeb mëson se një automjet me targa greke ka dalë nga rruga.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:40, ndërsa ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se viktimë ka mbetur shtetasja Etleva Bejko, 50 vjeçe.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, Sarandë, shtetasja E. B., 50 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit shtetasja E. B, ka ndërruar jetë, në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb