Një 67-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në fshatin Nivicë. Mjeti në të cilin ai ishte pasagjerë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Policia bën me dije se ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për etën, ndërsa po punohet për

zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Tepelenë/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Tepelenë-Nivicë, në afërsi të fshatit Nivicë, shtetasi A. H., rreth 56 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar pasagjeri që ndodhej në automjet, shtetasi A. V., 67 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë, i cili po merr ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: