TIRANE – Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në kryeqytet ku është plagosur rëndë një 30-vjeçare.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e ish-stacionit të trenit në Tiranë ku mbeti e plagosur vajza, identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur.
Menjëherë janë shoqëruar në polici, dy personat që ishin në makinë, shoferi dhe pasagjeri. BalkanWeb mëson se shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e makinës.
E plagosura është dërguar me urgjencë tek spitali i Traumës dhe ka plagë të shumta.
(e.f/BalkanWeb)