Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Brrylit në Tiranë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se një taksi ka përplasur një biçikletë dhe për pasojë drejtuesi i këtij të fundit ka mbetur i plagosur.

Fill pas aksidentit, shtetasi me inicialet G.V., 55 vjeç, është dërguar në spital me urgjencë. Siç shihet dhe nga fotoja, në vendin e ngjarjes ndodhet policia.

“Më datë 12.05.2020, rreth orës 13:45, tek “Brryli” një mjet me drejtues shtetasin K.A., ka aksidentuar biçiklistin G.V., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb