Një 35-vjeçare në Durrës është përplasur për vdekje nga një automjet që drejtohej nga një 24-vjeçar. E reja ka qenë duke ecur në momentin që është përplasur nga makina.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në rrugën dytësore Plepa-Golem, një automjet me drejtues shtetasin K. G., 24 vjeç, ka përplasur këmbësoren ende të paidentifikuar rreth 35 vjeçe, e cila ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

VIJON…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb