SHKODRA

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër teksa një automjet tip Alfa- Romeo ka dalë nga rruga, duke përplasur një mur, dhe ka goditur për vdekje një këmbësore si dhe një këmbësor tjetër duke e lënë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Shkodër- Bardhaj teksa bëhet me dije nga Policia se shtetësja 28- vjeçare L.H, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal në Shkodër kurse 42- vjeçari K.D, ka shpëtuar dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal në Shkodër.

 

 

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Shkodër/Informacion Paraprak

 

Më datë 06.07.2020, rreth orës 17:20, në rrugën Shkodër-Bardhaj vendi quajtur ura e Bardhajve, mjeti me tip Alfa Romeo, ka humbur kontrollin mbi mjetin duke u përplasur me një mur, si pasojë ka dëmtuar dy shtetas në trotuar të cilët janë L. H. 28 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër, si dhe është dëmtuar shtetasi D. K. 42  vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

 

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit te mjetit i cili është larguar nga vendi ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb