VLORË- Një 67-vjeçar ka gjetur vdekjen sot në një aksident të ndodhur në aksin Orikum-Vlorë.

aksident ne vlore2

Rreth orës 13:30 të ditës së sotme, Salla Operative e Policisë së Vlorës është njoftuar nga një telefonatë se në aksin rrugor Orikum-Vlorë, një automjet tip “Mercedes Benz”, ka aksidentuar, një shtetas këmbësor.

I dëmtuari, shtetasi N.B., 67 vjeç, është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ka ndërruar edhe jetë.

Gazetari Enrik Mehmeti i cili ka qenë në vendin e ngjarjes ka siguruar për “BalkanWeb” pamjet nga vendi i aksidentit.

Nga verifikimet paraprake të policisë, drejtuesi i mjetit rezulton të jetë shtetasi A.B., 27 vjeç, i cili po shoqërohet në Komisariatin e Policisë për hetimet e mëtejshme të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb