Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditor për Elinta Garon, 29 vjeçaren e përfshirë në një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Gjatë kësaj kohë do të kryhet ekspertiza auto-teknike e automjetit që ajo drejtonte dhe që u aksidentua në afërsi të Liqenit Artificial, në zonën e “Kodrës së Diellit”.

Garo është përlotur në sallë dhe nuk ka pranuar të ketë qenë duke përdorur celularin në momentin e aksidentit që i mori jetën 60-vjeçarit, Begzan Hyseni.

Policia pas ekspertizës zbuloi se shkaku i aksidentit ka qenë përdorimi i telefonit nga ana e Garos, ç’ka ka sjellë humbjen e drejtimit të kontrollit të automjetit, që më pas ka përfunduar në trotuar duke marrë përpara këmbësorët.

 640 0 Aksi 1660630384
640 0 Aksi 1660630384

Mësohet se fillimisht u përplas 27- vjeçarja e identifikuar si Alkuna Telhaj, e cila morri për disa ditë trajtim mjekësor në spitalin e Traumës.

Por, në gjendje të traumatizuar, Elinta Garo pasi përplasi të renë e humbi kontrollin mbi mjetin duke përplasur edhe çiftin Bagzan dhe Valentina Hysa.

Valentina ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por burri i saj fatkeqësisht ndërroi jetë në spital.

Ndërkohë, në spital u paraqit me dëmtime të lehta dhe një fëmijë me inicialet R.M. i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb