Aksion në Portin e Durrësit, policia sekuestron një sasi të madhe parash. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se paratë ishin të fshehura në një furgon
që vinte nga Anglia.

Paratë e sekuestruara janë në valuta të ndryshme dhe nuk dihet ende shuma totale. Forca të shumta policie ndodhen në Portin e Durrësit.

Mësohet se paratë ishin fshehur në shasinë e mjetit, në parakolp dhe prapakolp. Policia deri tani ka ndaluar shoferin, rreth 20 vjeç. Shoferi i ndaluar ka deklaruar se nuk ka dijeni për paratë te furgoni që ngiste, pasi bën transport mallrash nga Anglia në Shqipëri.

Bëhet me dije se në Portin e Durrësit është sekuestruar një shumë prej afro 100 mijë paundësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb